BE dhe SHBA pajtohen për nisjen e dialogut rreth Kinës

BE dhe SHBA pajtohen për nisjen e dialogut rreth Kinës

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, kanë zhvilluar sonte një bisedë telefonike.

Ata kanë rënë dakord që të niset një proces i dialogut mes BE-së dhe SHBA-së rreth Kinës.

“Sapo fola me Sekretarin Pomepo. U pajtuam të nisin një dialog bilateral për çështje të lidhen me Kinën”, ka shkruar ai në Twitter.

“Folëm edhe për NagornoKarabah, ku respektimi i armëpushimit mbetet krucial, sikurse edhe situatën në Bjellorusi për çfarë ne thërrasim autoritetet që të angazhohen për dialog”.


MË SHUME NGA Bota