Shtetet amerikane që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve

Shtetet amerikane që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve

Ndërsa kanë mbetur vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, presidenti republikan Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden po bëjnë fushatë intensivisht në shtetet “fushëbetejë” ose “të lëkundura”, ku po bëhet lufta më e ashpër politike.

Këto shtete janë të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale amerikane, ku fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore, por secili shtet ka një numër të caktuar votash elektorale, të cilat i jepen njërit prej kandidatëve ose tjetrit në varësi të rezultatit të votës popullore në atë shtet. Në të gjitha shtetet, me përjashtim të Meinit dhe Nebraskës, kandidati që merr votat më të shumta popoullore në një shtet fiton të gjitha votat elektorale të atij shteti.
Ky sistem zgjedhor sipas të cilit “fituesi merr gjithçka” i nxit kandidatët të bëjnë fushatë më intensive në shtetet konkurruese ku fitorja mund të nënkuptojë shanse më të shumta drejt Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e kontestuara ngushtë që mund të “priren” drejt secilës parti, të tilla si Pensilvania, marrin më shumë vëmendje nga kandidatët sesa shtetet e tjera, të tilla si Kalifornia, ku njëra parti është pothuajse e sigurt që do të marrë shumicën e votave.

Shtetet e lëkundura në zgjedhjet e vitit 2020

Mbi 10 shtete konsiderohen vazhdimisht të lëkundura sepse kanë pasur vazhdimisht garë të ngushtë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Gjashtë prej tyre shihen si më të rëndësishmet në vitin 2020, sepse popullsia e tyre e madhe u jep më shumë vota elektorale. Ato janë Arizona, Florida, Miçigani, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin.

Presidenti Trump fitoi në këto gjashtë shtete në 2016 me një diferencë fare të ngushtë, në disa raste më pak se një përqind, por sondazhet aktualisht tregojnë një epërsi të vogël për zotin Biden në të gjashta këto shtete.
Diferenca më e vogël në shtetet e lëkundura sesa në shkallë kombëtare
Fitorja e zotit Trump në vitin 2016 në ato gjashtë shtete ndoqi një model të ngjashëm me atë në pjesën tjetër të vendit – Avantazhet e Partisë Demokrate në qendrat urbane u kompensuan nga votuesit pro- republikanët në qarqet rurale dhe ato periferike dhe nga të bardhë pa arsim universitar.

Pavarësisht nga prirjet që tregojnë se zoti Biden mund të jetë në gjendje të tërheqë një pjesë të këtyre grupeve demografike në vitin 2020, fushata e tij ka paralajmëruar mbështetësit të mos bien në vetëkënaqësi.
“Realiteti është se kjo garë është shumë më e ngushtë sesa ç’sugjerojnë disa ekspertë në Twitter dhe në ekranet e televizioneve”, shkruante menaxherja e fushatës së ish-nënpresidentit Biden, Jen O’Malley Dillon në një email për mbështetësit të shtunën. “Në shtetet kryesore të betejës politike ku do të vendoset fati i këtyre zgjedhjeve, ne mbetemi shumë afër me Donald Trump-in”.

Analistët thonë se ndërsa zoti Biden ka gëzuar një epërsi të qëndrueshme në sondazhe për muaj me radhë, frika kryesore e fushatës së tij tani është se ai mund të fitojë votën popullore, por të humbasë votën e kolegjit elektoral – siç ndodhi me kandidaten demokrate Hillary Clinton në 2016.
Ja ç’po ndodh në shtetet që të dy fushatat i shohin si kritike për të fituar presidencën e vitit 2020.
Uiskonsi