Covid-19, Spanja synon gatishmërinë kombëtare

Covid-19, Spanja synon gatishmërinë kombëtare

Kufizime të reja që synojnë të trajtojnë epideminë e COVID-19 hyjnë në fuqi sot në Madrid, ndërkohë që qeveria spanjolle po konsideron shpalljen e një gjendjeje gatishmërie në të gjithë vendin.

Disa ditë pasi Spanja kaloi pragun historik të një milion rasteve me COVID-19, autoritetet rajonale, që menaxhojnë shëndetin publik, rritën presionin ndaj qeverisë për t’u dhënë atyre të drejtën për të vendosur kufizime të shtuara, raporton ATSh.

Në praktikë, kjo do të nënkuptojë deklarimin nga qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez e një gjendje gatishmërie në nivel kombëtar, që do të lejojë rajonet të vendosin mbikëqyrje policore.

Deri më tani, nëntë nga 17 rajonet autonome në Spanjë kanë kërkuar zyrtarisht një masë të tillë.

Qeveria pritet të marrë një vendim gjatë një takimi të veçantë të dielën.


MË SHUME NGA Bota