Forcat afgane thonë se e kanë vrarë udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

Forcat afgane thonë se e kanë vrarë udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

Forcat afgane kanë vrarë Abu Muhsin al-Masrin, udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, që ishte i kërkuar tash e sa kohë nga FBI-ja.

Al-Masri është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ishte pjesë e organizatës terroriste dhe kishte bërë komplote në vrasjen e shtetasve amerikanë.

Al-Masri besohet se ishte komandanti i dytë i Al-Kaidës, është vrarë gjatë një operacioni special në provicën Ghazni në Afganistanin lindor, ndërsa Reuters shkruan se ai ishte edhe udhëheqësi suprem i organizatën në nënkontinentin Indian.

Gjatë muajit të kaluar, Sekretari i SHBA-së, Mike Pompeo kishte thënë se kanë mbetur më pak se 200 zyrtarë të të kësaj organizate terroriste në Afganistan. SHBA-ja gjatë kësaj kohe ka tërhequr gradualisht trupat e saja nga Afganistani pasi kanë arritur marrëveshjen me talibanët.

Kjo marrëveshje, e konsideruar si historike, ishte vendosur që forcat e huaja të largohen nga Afganistani deri në maj të 2021-tes në këmbim të garancive kundër terrorizmit nga talibanët. Për këtë, ranë dakord të negociojnë një armëpushim të përhershëm dhe një formë të ndarjes së pushtetit me qeverinë afgane.