Shtrihen në spital 38 deputetë rusë nga COVID-19
BKT
   Bota

Shtrihen në spital 38 deputetë rusë nga COVID-19

Rusia të hënën ka shënuar rekord ditor me 17,347 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 91 deputetë të Dumës janë infektuar me këtë virus, 38 prej të cilëve janë shtruar në spital.

Sipas medieve ruse, 5,224 raste janë vetëm në Moskë, derisa numri total i të infektuarve ka arritur në mbi 1.53 milionë.

Brenda 24-orëve, nga COVID-19 kanë vdekur 219 persona, duke e çuar totalin në 26,269.

Autoritetet vendore në qytetin jugperëndimor të Siberisë, Novokuznetsk thonë se, në mungesë të mjekëve ligjorë dhe për karantinës ka detyruar që morgu i qytetit të mbushet me të vdekur nga COVID-19.