Rastet me COVID-19 në Afrikë tejkalojnë shifrën 1,7 milion
BKT
   Bota

Rastet me COVID-19 në Afrikë tejkalojnë shifrën 1,7 milion

Numri i viktimave ka shkuar në 41.262 në gjithë kontinentin, ndërsa mbi 1,4 milion njerëz janë shëruar.

Në një azhurnim të lëshuar nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sot, thuhet se numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka tejkaluar shifrën 1,71 milion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i viktimave ka shkuar në 41.262 në të gjithë kontinentin, ndërsa mbi 1,4 milion njerëz janë shëruar.

Nga pesë rajonet gjeografike në kontinent, Afrika e Jugut është goditur më rëndë me 792.600 raste dhe 20.400 vdekje.

Megjithatë, rajoni kryeson me numrin e shërimeve, i cili tani qëndron në 705.500.

Sipas shifrave, Afrika Veriore ka regjistruar 472.400 raste, Afrika Lindore 204.700, Afrika Perëndimore 187.400 dhe Afrika Qendrore 59.800.

Ndërkohë, Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës dhe një nga pesë vendet më të goditura në kontinent, konfirmoi deri të dielën 61.992 raste, 57.465 të shëruar dhe 1.130 vdekje për shkak të pandemisë.