Sekretarja e zyrës së Netanyahut pozitive me COVID-19
BKT
   Bota

Sekretarja e zyrës së Netanyahut pozitive me COVID-19

Diskutohet mundësia e futjes në karantinë të kryeministrit izraelit.

Sekretarja e zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka rezultuar pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), njoftoi të hënën Korporata Transmetuese Izraelite.

Nuk u zbulua asnjë informacion shtesë në lidhje me sekretaren ose detaje të tjera të gjendjes së saj shëndetësore. 

"Po shqyrtohet mundësia nëse kryeministri dhe stafi i tij duhet të hyjnë në karantinë", shtoi korporata. 

Netanyahu më parë i është nënshtruar disa testeve për koronavirus dhe është futur në karantinë të paktën dy herë.