13:38 / 27.10.2020
Izolohet ministri i Drejtësisë së Polonisë
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Poloni është rritur me 16 300 infeksione të reja, një rekord i ri ditor, çka e çon numrin e përgjithshëm në 280 229 persona.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se 13 291 njerëz me infeksion të konfirmuar të koronavirusit u shtruan në spital, ndërsa 442 109 ndodhen në karantinë dhe 54 440 janë nën kontrollin sanitar-epidemiologjik.
Deri më tani në vend janë shëruar 119 237 persona.
Infeksionit nga Covid-19 nuk i ka shpëtuar as ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, i cili është izoluar./atsh























