18:52 / 27.10.2020
Shënohet shifra më e lartë e të vdekurve gjatë javëve të fundit në Itali
Në 24 orët e fundit janë shënuar plot 21 994 raste të reja me koronavirus në Itali ndërkohë që janë raportuar 221 viktima, shifra më e lartë e javëve të fundit.
Sipas autoriteteve italiane, në këto 24 orë janë kryer 174 398 tamponë, teksa numri i pacientëve në terapinë intensive është 1411.
Në orën 15:00 Presidenti Sergio Mattarella ka mbledhur Këshillin Suprem të Mbrojtjes, ku tema më e rëndësishme me rendit të ditës ishte Emergjenca Shëndetësore.























