08:04 / 29.10.2020
Francezët me origjinë turke reagojnë pas përplasjes Macron-Erdogan
Mahmut, një biznesmen tekstilesh që jeton në Francë prej ‘93-shit dhe ka dyshtetësi, deklaron se shpreson që dy vendet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet.
Vrau 48 të burgosur, krimineli i njohur si “Luciferi” nuk shfaq asnjë pikë pendese
“Mua nuk më pëlqen politika, por në të njëjtën kohë nuk mund t’i bëjmë këto gjëra, që një president të fyejë tjetrin dhe anasjelltas. Unë jetoj në Francë, Turqia është vendlindja ime, ndaj i dua të dyja vendet dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet”, thotë biznesmen me origjinë turke.
Ndërsa pronari i një restoranti, që udhëton shpesh mes Turqisë dhe Francës, shprehet se Erdogan dhe Macron po luajnë lojëra politike.























