08:40 / 29.10.2020
S’ka qetësi në Gjermani, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19
Gjermania ka regjistruar mbi 16 mijë e 700 raste të reja me COVID-19.
Gjermania ka shënuar tjetër rritje me numrin e rasteve ditore me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 16,774 në 481,013, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 89 në 10,272, tregoi shifra.























