Më shumë se 18 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Më shumë se 18 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është rritur dukshëm gjatë këtij muaji.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 18 mijë e 626 persona, nga 90 mijë e 40 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas shifrave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Pulbike numri i vdekjeve me këtë virus është 673.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 15 mijë e 295 raste, kurse i rasteve aktive është 2 mijë e 658.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)”, ka njoftuar dje IKSHPK.