09:01 / 29.10.2020
Presidenti i Algjerisë dërgohet në Gjermani për trajtim mjekësor
Abdelmadjid Tebboune ishte në izolim shtëpiak që nga 24 tetori pasi që një nga zyrtarët e vendit u infektua me koronavirus.
Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Media shtetërore raportoi se Tebboune, 75-vjeç, ka qenë në izolim shtëpiak që nga 24 tetori, pasi një nga zyrtarët e shtetit konfirmoi se ishte infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).
Me rekomandimin e mjekut, presidenti i vendit u transportua të martën në një spital ushtarak në Algjeri.
Në deklaratën nga zyra e tij nuk jepen detaje për natyrën e sëmundjes së tij dhe as nuk dihet nëse ai ishte infektuar me virusin.























