Egjipt, një i burgosur politik vdes në burg
BKT
   Bota

Egjipt, një i burgosur politik vdes në burg

Përdoruesit e mediave sociale vdekjen e të burgosurit ia atribuojnë "neglizhencës mjekësore".

Një i burgosur politik egjiptian ka vdekur brenda qelisë së tij të burgut në provincën jugperëndimore Lugina e Re të Egjiptit njoftoi sot një organ i të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

"I arrestuari Kamal Habib Marzouq vdiq të mërkurën në Al-Wadi Al-Gadid", tha Fondacioni Jewar për të Drejtat dhe Liritë në një deklaratë.

Fondacioni konisderon "Ministrinë e Brendshme dhe Autoritetin Egjiptian të Burgjeve përgjegjës për jetën dhe sigurinë e të burgosurve në burgje" dhe bëri thirrje për një amnisti gjithëpërfshirëse dhe të menjëhershme për të gjithë të burgosurit për të shpëtuar jetët e tyre.

Mohamed Al-Sagheer, ish-këshilltari i ministrit egjiptian të Vakëfeve, konfirmoi vdekjen e Marzouq në një postim në Twitter.

Fotografitë e të burgosurit të vdekur qarkulluan në mediat sociale ndërsa disa përdorues vdekjen e tij ia atribuojnë "neglizhencës mjekësore".

Organizatat e të drejtave kanë paralajmëruar prej kohësh dhe në mënyrë të përsëritur për mbipopullimin, abuzimin dhe mungesën e qasjes në kujdesin shëndetësor në burgjet e Egjiptit.

Ka pasur kritika në rritje të të dhënave të Egjiptit për të drejtat e njeriut nën udhëheqjen e presidentit, Abdel-Fattah al-Sisi, i cili erdhi në pushtet përmes grushtit ushtarak, pasi rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi në vitin 2013.