Autoritetet në Mauritania: 43 migrantë humbin jetën në Oqeanin Atlantik
"Anija u përball me shumë vështirësi përderisa po lundronte në ujërat ndërkombëtare, gjë që shkaktoi humbjen e dhjetëra personave në bord shkaku i humbjes së furnizimeve dhe shqetësimeve klimatike gjatë udhëtimit", njoftojnë mediat lokale.
Autoritetet në Mauritania kanë bërë të ditur se të paktën 43 persona në një anije që mbante 80 migrantë të parregullt kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, dy javë më parë migrantët u nisën nga Senegali drejt Ishujve Kanarie.
"Anija u përball me shumë vështirësi përderisa po lundronte në ujërat ndërkombëtare, gjë që shkaktoi humbjen e dhjetëra personave në bord shkaku i humbjes së furnizimeve dhe shqetësimeve klimatike gjatë udhëtimit", thuhet në raport.
37 individët në bord u strehuan në brigjet e Mauritanisë dhe u zhvendosën në qytetin Nouadhibou.
Rreth 330 migrantë, pjesë e tre grupeve që ishin drejtuar nga Senegali për në Evropë, janë marrë në paraburgim në Mauritania brenda një jave.
Mauritania konsiderohet si një pikë kryesore kalimi për migrantët nga Afrika, me qytetin Nouadhibou si një destinacion kryesor për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë.
Autoritetet në Mauritania thonë se strategjia e tyre për të luftuar migracionin e parregullt ka patur sukes dhe se brigjet dhe pikat kufitare të vendit kontrollohen dhe mbrohen.
Megjithatë, autoritetet nuk kanë siguruar ndonjë statistikë për të mbështetur pretendimet e tyre.























