Nigeri, 21 të vdekur nga përplasja e kamionit me një autobus
BKT
   Bota

Nigeri, 21 të vdekur nga përplasja e kamionit me një autobus

Shoferi i kamionit humbi kontrollin mbi automjetin në autostradën Mgbowo-Awgu, në shtetin Enugu, ndërsa më pas goditi autobusin shkollor.

Së paku 21 persona, shumica fëmijë, kanë humbur jetën gjatë përplasjes së një kamioni dhe autobusi shkollor në Nigeri, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoferi i kamionit humbi kontrollin mbi automjetin në autostradën Mgbowo-Awgu, në shtetin Enugu, ndërsa më pas goditi autobusin shkollor, tha në një deklaratë për media Ogbonna Kalu, koordinator i Organizatës për siguri të rrugëve (FRSC) në shtetin Enugu.

Kalu tha se të paktën 21 persona humbën jetën në përplasje, kryesisht fëmijë dhe disa njerëz u plagosën.

Ai gjithashtu theksoi se një numër i konsiderueshëm i të plagosurve janë në gjendje kritike dhe se kanë frikë nga një rritje e numrit të të vdekurve.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e papërshtatshme.