Rekord i ri negativ në Itali, mbi 31 mijë raste të reja me Covid

Rekord i ri negativ në Itali, mbi 31 mijë raste të reja me Covid

Italia ka regjistruar një tjetër rekord negativ këtë të premte për koronavirusin me 31084 raste të rejka pozitive dhe 199 viktima. Ky është numri më i lartë i infeksioneve i regjistruar në harkun kohor të një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Në total janë kryer 215,085 teste. Në repartet e kujdesit intensiv janë regjistruar 95 pacientë më shumë. Rajoni me rritjen më të madhe të infeksioneve është Lombardia (8,959 raste të reja pozitive).

Në këtë situatë, Italia po shkon drejt skenarit 4 të pandemisë që do të tv thotë virusi është jashtë kontrollit me problematikë  kritike në përballimin e sistemit të  gjurmimit e në sistemin e shërbimeve territoriale e shëndetësore, transmeton oranews.

5 rajone ndodhen në këtë skenar kritik, përkatësisht: Lombardia, Emilia Romagna, Piemonte, Campania e Bolzano.


MË SHUME NGA Bota