Bllokohen rrugët në Paris, para rivendosjes së karantinës kombëtare

Bllokohen rrugët në Paris, para rivendosjes së karantinës kombëtare

Kilometra radhësh trafiku shiheshin mbrëmë në Paris teksa njerëzit tentonin një eksod masiv nga qyteti, para rivendosjes se karantinës së dytë kombëtare në Francë.

Pamjet ajrore tregonin bllokimeve të mëdha të trafikut teksa njerëzit largoheshin drejt shtëpive të tyre të pushimit para rivendosjes së shtetrrethimti të orës 21.00

Të tjerë parizienë kishin mbushur stacionet hekurudhore teksa largoheshin nga qyteti.

Ndërsa protestues anti-izolim ishin mbledhur në Paris për të shprehur opozicionin e tyre ndaj masave të ashpra të vendosura nga presidenti Emmanuel Macron.

Ndërkohë raftet e supermarketeve ishin zhveshur nga artikujt, duke përsëritur skenat e marsit, të blerjeve të panikut në Evropë.

Madje radhë ishin krijuar edhe para flokëtoreve të meshkujve ku njerëzit prisnin të bënin prerjen e fundit para izolimit, transmeton TCH.

Izolimi kombëtar i Francës nis sot dhe do të zbatohet të pkatën deri më 1 dhjetor, me pas me rivlerësime dyjavorëshe.

Njerëzit do të duhet të mbajnë me vete dokumentet e identifikimit dhe të argumentojnë arsyen e lëvizjes nga banesa, nëse ndalohet nga oficerët e policisë.

Sipas regullave të reja shkolat do të qëndrojnë hapur por bizneset e quajtura “jo-thelbësore” do të mbyllen, në të cilat përfshihen baret dhe restorantet.

Në një fjalim të mërkurën presidenti Macron tha se Franca duhet tëvendosë ‘frenat ndaj brutalitetit’ për të evituar epideminë, dhe refuzoi sugjerimet se mbyllja po bëhet prej shtimit të sulmeve terroriste.

Macron shtoi se virusi po qarkullon me shpejtësi të paparashikuar.