Pakistani shënon shifrën më të lartë të rasteve ditore me COVID19 në 3 muaj
BKT
   Bota

Pakistani shënon shifrën më të lartë të rasteve ditore me COVID19 në 3 muaj

Me 1.123 raste të reja, numri i rasteve arriti në 335.093 ndërsa 12 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin në 6.835.

Pakistani sot ka regjistruar mbi 1.100 raste të reja me koronavirus (COVID-19), numri më i lartë ditor që nga 30 korriku, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me 1.123 raste të reja, numri i rasteve në të gjithë vendin arriti në 335.093 ndërsa 12 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin në 6.835.

Deri më tani 315.016 persona janë shëruar ndërsa 13.242 raste janë aktive.

Më 30 korrik, vendi i Azisë Jugore me mbi 200 milionë banorë regjistroi 903 raste me COVID-19, shifër e cila më pas filloi të binte.

Mes një rritjeje të rasteve në Evropë dhe vendet tjera, ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar një valë të dytë po ashtu në Pakistan. Për të parandaluar shpërthimin, qeveria e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vendet publike.

Në maj, Pakistani lehtësoi kufizimet mbi COVID-19 dhe rihapi bizneset të cilat u mbyllën në mars.