Zelandë e Re, një grua indigjene për herë të parë zgjidhet kryediplomate
Mahuta, kur u zgjodh në vitin 1996 në Parlament ishte gruaja e parë deputete nga populli indigjen. Ajo përfaqëson rajonin Te Tai Hauauru ku jetojn populli Maori.
Partia e Punës në Zelandë të Re, nën udhëheqjen e kryeministres Jacinda Ardern, e cila fitoi zgjedhjet më 17 tetor, për ministre të Jashtme e emëroi një politikane grua nga populli indigjen i vendit, Maori, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, Nanaia Mahuta e cila në qeverinë e mëparshme të koalicionit ishte ministrja e Shtetit për Autoritetet Lokale dhe Zhvillimin e popullit Maori, u bë kryediplomatja e parë e vendit nga ky popull.
Ardern dhe Partia e saj e Punës në zgjedhje fitoi 49 për qind të votave, duke siguruar 64 ulëse në Parlamentin prej 120 vendesh ndërsa prej vitit 1996 për herë të parë në vend është hapur rruga për qeverisjen e një partie të vetme në pushtet.
Mahuta, kur u zgjodh në vitin 1996 në Parlament ishte gruaja e parë deputete nga populli indigjen. Ajo përfaqëson rajonin Te Tai Hauauru ku jetojn populli Maori.
Në mjekrën e saj, paraardhësit e së cilës janë udhëheqësit e popullit Maori, gjendet një tatuazh tradicional Maori e quajtur "Moko kauae".
Afër gjysma e Parlamentit të ri të Zelandës së Re përbëhet nga deputete gra.























