14:29 / 02.11.2020
Zgjedhjet në Moldavi, një test mes Perëndimit dhe Rusisë
Më shumë se 1.3 milionë Moldavë votuan të dielën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale duke sjellë një rezultat të habitshëm.
Rezultatet paraprake zyrtare i japin kandidates pro-evropiane Maia Sandu një epërsi të vogël prej afër 3% ndaj Presidentit të tanishëm pro-rus Igor Dodon dhe treguan se asnjë kandidat tjetër nuk mund të kaloj në raundin e parë, njofton euronews.albania.
Raundi i dytë i këtyre zgjedhjeve midis kandidates pro-evropiane Sandu dhe Dodon pritet të zhvillohet në 15 nëntor. Këto zgjedhje në Moldavi janë cilësuar si një test nëse vendi do të jetë përkrah Evropës apo Rusisë.























