Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Kramp-Karrenbauer në izolim
BKT
   Bota

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Kramp-Karrenbauer në izolim

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Kramp-Karrenbauer me personin tek i cili është konfirmuar COVID-19 ka qenë në kontakt para 8 ditësh.

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer është në izolim meqë një person nga afërsia e saj ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Kramp-Karrenbauer me personin tek i cili është konfirmuar koronavirusi, ka qenë në kontakt para 8 ditësh.

"Testi i parë që ka bërë Kramp-Karrenbauer ishte negativ, por se ministrja për arsye parandaluese vendosi për izolim gjashtë ditorë", tha ministria.

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn është në izolim pasi para 11 ditëve rezultoi me COVID-19.