15:56 / 02.11.2020
Sulm me bombë në Afganistan, humbin jetën 7 civilë
Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Helmandit, Omar Zuwak tha se bomba e vendosur afërs rrugës në Leskergah, u aktivizua kur në këtë pjesë kaloi automjeti me civilë.
Në një sulm me bombë në Helmand, që ndodhet në jug të Afganistanit, kanë humbur jetën 7 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Helmandit, Omar Zuwak njoftoi se bomba e vendosur afërs rrugës në Leskergah, u aktivizua kur në këtë pjesë kaloi automjeti në të cilën ndodheshin civilë.
Zuwak tha se në sulmin humbën jetën 7 civilë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.























