Portugalia drejt dekretimit të gjendjes së jashtëzakonshme
BKT
   Bota

Portugalia drejt dekretimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria portugeze synon të dekretojë gjendjen e urgjencës shëndetësore për të pasur më shumë pushtet dhe për të mundur të marrë masa më kufizueze me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri, njoftoi sot kryeministri, Antonio Costa.

“Ne propozojmë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme me karakter parandalues, për të hequr dyshimet juridike që mund të ngjallin masat e parashikuara nga kufizimi i pjesshëm dhe që do të hyjë në fuqi të mërkurën”, deklaroi kryeministri socialist në përfundim të një takimi me presidentin e Republikës, konservatorin Marcelo Rebelo de Sousa.

Presidenti i vendit është përgjegjës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi të këshillohet me Parlamentin./atsh