Pas sulmit terrorist, shkollat në Vjenë mbyllen për të martën
BKT
   Bota

Pas sulmit terrorist, shkollat në Vjenë mbyllen për të martën

Për shkak të sulmit terrorist që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në Austri, këtë të martë shkollat në Vjenë nuk do të punojnë.

Këtë e ka thënë në një konferencë pas mesnatës, Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Karl Nehammer, i cili është shprehur: “Është një ditë e rënë për Austrinë ndër vite”.

“Një terrorist është eliminuar kurse një tjetër është i lirë. Ju lutem që të qëndroni në shtëpi! Nesër nuk do të zhvillohet mësimi i obligueshëm në shkollat e Vjenës”, ka thënë ai.

“Me këtë situatë mund të përballemi vetëm bashkë, nëse jemi të disiplinuar”, ka theksuar ai duke shprehur ngushëllime për viktimat.