Sulmi në Universitetin e Kabulit, shkon në 22 numri i viktimave
BKT
   Bota

Sulmi në Universitetin e Kabulit, shkon në 22 numri i viktimave

Ministria afgane e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave në sulmin e armatosur dhe me bombë në Kabul është rritur në 22 ndërsa janë plagosur edhe 22 persona.

Është rritur në 22 numri i viktimave nga sulmi i djeshëm në Universitetin e Kabulit në Afganistan, transmeton Anadolu Agency.

Ministria afgane e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave gjatë sulmit të armatosur dhe me bombë në Kabul është rritur në 22 ndërsa njëherit janë plagosur edhe 22 persona.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha se në vend sot është shpallur ditë zie kombëtare duke porositur se do të hakmerret për jetët e të pësuarve.

Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH.