Sulmet në Austri dhe në Francë, Italia forcon kontrollet kufitare
BKT
   Bota

Sulmet në Austri dhe në Francë, Italia forcon kontrollet kufitare

Sulmi në Vjenë me katër viktima ka sjellë reagimin e shumë shteteve të cilët janë solidarizuar dhe u kanë ardhur në ndihmë autoriteteve të sigurisë austriake.

Italia, pas sulmit të djeshëm ka vendosur që e gjithë ushtria të hyjë në funksione në të gjithë kufijtë dhe tërë rajonin italian të Tirolit Jugor.

Trupat e ushtrisë italiane janë gjithashtu të përfshirë në kontrolle, siç raportuan mediet të martën. Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh dhe morën vendim që të vendosin forca sigurie në kufijtë italianë.

Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në takimin e planifikuar për të martën, situata e rendit publik pritet të shqyrtohet pas sulmeve të fundit në Nisë dhe Vjenë.

Pritet që masat e sigurisë do të shtrëngohen në të gjithë Italinë, shkruan gazeta austriake Kronen Zeitung./abcnews.al