SHBA, 25 vite burg për personin që dogji kishat historike
Është dënuar me 25 vite burg agresori që dogji vitin e kaluar 3 kisha historike të cilat frekuentoheshin nga afroamerikanët në rajonin e Louisianas në jug të SHBA-së.
Është dënuar me 25 vite burg agresori që dogji vitin e kaluar 3 kisha historike të cilat frekuentoheshin nga afroamerikanët në rajonin e Louisianas në jug të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Seanca gjyqësore për këngëtarin e muzikës "heavy metal" të 23-vjeçarit, Holden Matthews zgjati 2 ditë në gjykatën federale në qytetin Lafayette në Louisianas.
Gjyqtari Robert Summerhays bëri të ditur se ngjarja e zjarrvënieve nuk janë sulme me motiv racizmin por që të rikujtojnë "kohën e zezë" në historinë e vendit ku kryheshin sulme ndaj kishave të afroamerikanëve.
Summerhays tha se Matthews është dënuar me 25 vite burg dhe një gjobë prej 2.7 milionë dollarë për shkak se është gjetur fajtor për djegie dhe zjarrvënie ndaj strukturave fetare.
Avokati Alexander Van Hook deklaroi se dënimet e dhëna ndaj Matthews janë një mesazh i qartë se shkatërrimi dhe dhuna e tillë bën të paguash një çmim të rëndë.
Matthews në periudhat 26 mars - 4 prill 2019 u vendosi zjarrin kishave historike St Mary Baptist, Greater Union Baptist dhe Mount Pleasant Baptist në qytetet Port Barre dhe Opelousas në Louisiana.
Nga zjarri që shdërroi kishat në hi nuk pati viktima për shkak se u shkaktua në orët e natës.
Matthews, i cili është djali i një zëvendës sherifit lokal ka pranuar se kishat i kishte djegur për t'i rritur famën.
Po ashtu Matthews, pranoi se nga llogaria e tij në median sociale ka postuar fotografitë dhe videot e të dy kishave të para të djegura prej tij.























