Nigerianët organizojnë paradë për Donald Trumpin
BKT
   Bota

Nigerianët organizojnë paradë për Donald Trumpin

Një grup personash në Nigeri janë incizuar duke organizuar paradë për kandidatin presidencial nga radhët e Demokratëve, Donald Trump, njëherësh edhe president aktual i SHBA’së.

Videoja është publikuar nga vetë Trump në llogarinë e tijën në Twitter, teksa është mbishkruar në të “Paradë për mua në nigeri, një nder i veçantë”.

Organizuesit duket se janë në numër të madh dhe nuk po respektojnë masat anti-Covid, respektivisht nuk kanë të vëna maska e as nuk po e mbajnë distancën 1.5 metra.

Deri më tani, sipas një hulumtimi të CNN, kanë votuar më se 103 milionë amerikanë në ditën e votimit.