Nigeri, të paktën 75 anëtarë të vrarë të grupit terrorist Boko Haram
BKT
   Bota

Nigeri, të paktën 75 anëtarë të vrarë të grupit terrorist Boko Haram

Midis 28 shtatorit dhe 31 tetorit forcat e sigurisë kryen operacione tokësore dhe ajrore kundër grupit terrorist Boko Haram në zonat e shtetit Borno, epiqendra e kryengritjes në vend.

Të paktën 75 anëtarë të grupit terrorist Boko Haram u vranë në operacione të kryera në Nigerinë verilindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gjeneralit Benardo Onyeuko, ushtruesit të detyrës drejtor i marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, midis 28 shtatorit dhe 31 tetorit forcat e sigurisë kryen operacione tokësore dhe ajrore kundër grupit terrorist Boko Haram në zonat e shtetit Borno, epiqendra e kryengritjes në vend.

Ai tha se së bashku me vrasjet, u shkatërruan edhe strehimoret dhe u sekuestruan katër automjete të blinduara të grupit terrorist.

Por shumë terroristë të plagosur, tha Onyeuko, arritën të shpëtojnë.

Shumë civilë ende janë të bllokuar në komunitetet e largëta dhe nuk janë në gjendje të largohen për shkak të mungesës së sigurisë në rrugë.

Dhuna, e cila ka vrarë më shumë se 30 mijë njerëz, është përhapur edhe në vendet fqinje në Niger, Çad dhe Kamerun, duke nxitur një përgjigje ushtarake.