Zgjedhjet në SHBA: Votimi postar është vendimtar
BKT
   Bota

Zgjedhjet në SHBA: Votimi postar është vendimtar

Rreth 84 milionë amerikanë kanë zgjedhur “votimin me postë” në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Por, “votimi me postë” është bërë shkak i përplasjes së fundit midis dy kandidatëve: Trump që i frikësohet një mashtrimi të mundshëm dhe Biden, i cili ftoi të gjithë votuesit që të përdorin këtë metodë.

Debati rreth “votimit me postë” është zhvilluar në disa fronte.  Sipas Donald Trump, vota postare mbart një rrezik të lartë mashtrimi.

“Synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi. Ky është një mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë”, paralajmëroi Trump.

Më herët, përdorimi i votimit postar ishte i kufizuar. Mirëpo, kohët e fundit, përdorimi i kësaj metode ka ndryshuar. Në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve në vitin 2016, rreth një e katërta e votuesve e përdorën këtë mënyrë, transmeton VP.

Tani, rreth gjysma e 50 shteteve amerikane lejojnë “votimin me postë” për të gjithë votuesit që e kërkojnë atë, pavarësisht nga ekzistenca e kushteve specifike, siç është mosha.

Kanë zgjedhur të votojnë përmes postës shtete si: Utah, Hawaii, Colorado, Oregon, Washington, California, Nevada, New Jersey dhe Vermont.