Pakistani kthen nga SHBA-të 45 sende të vjedhura antike
BKT
   Bota

Pakistani kthen nga SHBA-të 45 sende të vjedhura antike

Mediat pakistaneze lajmërojnë se forcat amerikane të sigurisë në operacionin e nisur në vitin 2015, sekuestruan rreth 100 sende të gjetura në posedim të kontrabandistit të sendeve antike Nayef Homsi.

Pakistani ka kthyer 45 sende antike me vlerë 250 mijë dollarë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat pakistaneze lajmërojnë se forcat amerikane të sigurisë në operacionin e nisur në vitin 2015, sekuestruan rreth 100 sende të gjetura në posedim të kontrabandistit të sendeve antike Nayef Homsi.

Me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Pakistanit në New York, 45 sende të vjedhura në kohë të ndryshme dhe të kontrabanduara nga Pakistani iu dorëzuan zyrtarëve pakistanezë në një ceremoni të mbajtur në SHBA.

Midis sendeve antikave janë sende që në mënyra të ndryshme përfaqësojnë Gautama Buda, vlera e të cilave në treg është rreth 250 mijë dollarë, ndërsa lidhen me periudhën e shekullit të dytë të epokës së re.