Del në përdorim makina fluturuese me tre rrota, zbulohet çmimi marramendës
BKT
Tech

Del në përdorim makina fluturuese me tre rrota, zbulohet çmimi marramendës

Rregullatori Europian për Mjetet Motorike ka dhënë leje që të dalë në përdorim makina fluturuese me tre rrota.

Prej këtij momenti, makina e quajtur “PAL-V Liberty” e ka rrugën e hapur për të pushtuar gjithë Europën.

E prodhuar në Holandë, ajo ka një çmim marramendës prej 300 mijë dollarësh.

Sipas The Times, deri tani janë marrë 80 porosi për këtë makinë fluturuese e cila pritet të dalë në treg në vitin 2022.

Kujtojmë që lloji i parë i saj u ngrit në fluturim në 2012 dhe tashmë krijuesit po mendojnë ta çojnë prodhimin edhe në Indi.


MË SHUME NGA Tech