16:21 / 04.11.2020
Garë e ashpër në SHBA, Biden kryeson në Michigan për herë të parë
Associated Press ka përpiluar votat deri më tani dhe sipas rezultatit të marrë, Biden kryeson në Michigan për herë të parë pavarësisht se me një rezultat të ngushtë.
Vlen të theksohet fakti që i nominuari demokrat ka fituar shtete në të cilat Trump ka udhëhequr më përpara.
Pavarësisht nga epërsia e lehtë e Biden, gara mbetet shumë e ngushtë për t’u parashikuar. Michigan mund të jetë thelbësor në përcaktimin se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë./abcnews























