Twitter mbyll llogarinë e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit
BKT
   Bota

Twitter mbyll llogarinë e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit

Mendohet se shkak për mbylljen e llogarisë së Bayramov mund të jenë disa postime të kryera lidhur me konfliktet e përjetuara kohët e fundit me Armeninë.

Rrjeti social me qendër në SHBA, Twitter, mbylli llogarinë e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Teksa nuk ka asnjë informacion lidhur me arsyen e mbylljes së llogarisë të ministrit Bayramov, mbi llogari paraqitet shkrimi "Llogaria është mbyllur. Twitter mbyll llogaritë që nuk zbatojnë rregullat".

Mendohet se shkak për mbylljen e llogarisë së Bayramov mund të jenë disa postime të kryera lidhur me konfliktet e përjetuara kohët e fundit me Armeninë.