Pakistani raporton 26 viktima dhe 1.302 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Pakistani raporton 26 viktima dhe 1.302 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat e reja e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.893, ndërsa me rastet e reja numri i të infektuarve ka shkuar në 338.775.

Gjatë 24 orëve të fundit në Pakistan nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur 26 persona, si dhe janë zbuluar 1.302 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat e reja e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.893, ndërsa me rastet e reja numri i të infektuarve ka shkuar në 338.775.

Numri i të shëruarve nga virusi po ashtu është rritur në 316.654.

Numri i sotëm i viktimave është më i larti që nga 31 korriku, kur vendi regjistroi 29 viktima.

Në muajt e fundit, rastet me COVID-19 shënuan rënie të ndjeshme në vendin e Azisë Jugore, duke bërë që qeveria të heqë plotësisht bllokimin.

Numri i rasteve të reja shënoi një rënie nga pothuajse 7 mijë raste ditore në rreth 400, me viktimat që u raportonin jo më shumë se dhjetë në ditë.

Megjithatë, vendi aktualisht po përjeton atë që zyrtarët e quajnë valë të dytë të shpërthimit pasi shkollat u rihapën në muajin shtator, duke e detyruar qeverinë të rivendosë një bllokim "të zgjuar" në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin tregtar Karachi dhe qytetin e dytë më të madh Lahore.

Pakistani ka regjistruar mbi 5.800 raste të reja vetëm gjatë katër ditëve të fundit.

Autoritetet po ashtu njoftuan mbylljen në mbarë vendit të të gjitha parqeve dhe vendeve të argëtimit në orën 6 pasdite dhe tregjet, qendrat tregtare, restorantet dhe sallat e banketeve në orën 10 pasdite.

Në muajin maj, Pakistani lehtësoi kufizimet e virusit dhe rihapi bizneset që u mbyllën në muajin mars.