Indi,rastet ditore me COVID-19 pas 10 ditësh kthehen në shifrën mbi 50 mijë
BKT
   Bota

Indi,rastet ditore me COVID-19 pas 10 ditësh kthehen në shifrën mbi 50 mijë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 50.210 raste të reja me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, një rekord 10-ditor që e çoi totalin në mbi 8,36 milionë infeksione.

Infeksionet e përditshme të koronavirusit të ri (COVID-19) në Indi u kthyen në shifrën mbi 50 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 50.210 raste të reja me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, një rekord 10-ditor që e çoi totalin në mbi 8,36 milionë infeksione.

Ndërkohë, 704 pacientë të tjerë të prekur nga virusi vdiqën, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 124.315.

Shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Delhi, tani po raportojnë një rishfaqje të infeksioneve të reja pas një kulmi në mes të shtatorit që arriti mbi 90 mijë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se krahasuar me muajin e kaluar rastet aktive kanë shënuar rritje në shtetet si Manipur, Kerala, Delhi dhe Bengali Perëndimor.

Dje, ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan, tha se shkalla e rimëkëmbjes ka tejkaluar 92 për qind dhe se India tani po sheh përmirësime thelbësore kundër pandemisë.