14:15 / 05.11.2020
Afganistan, tre të vdekur në një sulm me bombë
Shefi i policisë në Solgari, Arif Ikbali njoftoi se bomba ishte vendosur në shtëpinë e komandantit të njësisë.
Në një sulm me bombë të kryer në shtëpinë e Nazar Gul, komandantit të njësisë në Solgari, në provincën Belh të Afganistanit, kanë humbur jetën tre persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në Solgari, Arif Ikbali njoftoi se bomba ishte vendosur në shtëpinë e Gul-it.
Ikbali theksoi se kanë humbur jetën i biri i Gul-it dhe dy civilë tjerë ndërsa janë plagosur 15 persona.
Ende askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.























