16:28 / 05.11.2020
OBSH: Evropa të mos lehtësojë përpjekjet kundër pandemisë
Evropa po përjeton aktualisht një shpërthim në numrin e rasteve me COVID-19 dhe nuk duhet të lehtësojë përpjekjet e saj kundër pandemisë, paralajmëroi sot drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge.
“Shtetet duhet të marrin masa të synuara dhe proporcionale për të kundërshtuar rritjen e rasteve të infektimit dhe vdekshmërinë”, theksoi ai.
Megjithatë, Kluge sqaroi se organizata konsideron që shkollat duhet të qëndrojnë të hapura deri në fund dhe të mbyllen vetëm si një mundësi e fundit./atsh























