Franca ‘thyen’ rekordin, 58.046 infeksione për 24 orë
BKT
   Bota

Franca ‘thyen’ rekordin, 58.046 infeksione për 24 orë

Në Francë, 58.046 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e shëndetit publik.

Ky është numri më i madh i pacientëve në një ditë që nga fillimi i pandemisë, i regjistruar vetëm katër ditë pas rekordit të mëparshëm të zi kur kishte 40,558 raste të reja, raporton Reuters.

363 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39,037.

Këto të dhëna u njoftuan menjëherë pasi u njoftuan për Paris masat kufizuese në krye të "bllokimit" të dytë që ka qenë në fuqi në Francë që nga e premtja e kaluar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Francë janë regjistruar gjithsej 1,601,367 persona.