Trump ka shpresë ende, këtë shtet është afër ta fitojë për pak vota
Edhe në shtetin e Xhorxhias, thuajse ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e 4 nëntorit në Amerikë, derisa është ngushtuar në vetëm 0.3 për qind mes kandidatit republikan Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden.
Sipas raportimeve të fundit të medieve, deri më tani janë numëruar 99 për qind e votave.Në këtë shtet, sipas statisikave të fundit, Trump është prirë me 49.5%, gjersa kundërkandidati i tij, Joe Biden ka 49.2%.
Përkthyer në vota, dallimi është vetëm 13 mijë vota. Kjo diferencë ndoshta s’mund të arrihet nga Biden, pasi që vota që kanë mbetur për t’u numëruar janë vetëm 0.1 për qind, shkruan Ballkani.info.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Biden ka fituar 72,073,409 vota. Presidenti aktual, Donald Trump ka fituar 68,380,754. Numërimi në shumë vende është duke vazhduar ende.























