Afrikë, 302 të vdekur dhe mbi 15.300 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Afrikë, 302 të vdekur dhe mbi 15.300 raste të reja me COVID-19

Me 15.302 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.854.169, ndërsa numri i viktimave me 302 vdekje të reja arrin në 43.316.

Në kontinentin e Afrikës është rritur mbi 1 milion e 854 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 15.302 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.854.169, ndërsa numri i viktimave me 302 vdekje të reja arrin në 43.316.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.677, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.329 dhe në Marok 4.059 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 732.414 raste e cila pasohet nga Maroku me 240.951 dhe Egjipti me 108.250 raste.

Deri më tani, 1.548.650 persona të infektuar janë shëruar.