13:21 / 06.11.2020
Von der Leyen: 128 milionë euro për grante kërkimore
Një pandemi globale kërkon përpjekje globale dhe sot, ne nënshkruam 128 milionë euro për grante kërkimore për të mbështetur ekipe nga 39 vende për të kuptuar dhe trajtuar më mirë koronavirusin, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Twitter.
”Jam e lumtur të shoh studiues ndërkufitarë që bashkëpunojnë për përgjigjen globale ndaj koronavirusit: veprim për qasje universale në vaksina, teste dhe terapi me një çmim të ndershëm”, shtoi ajo.
Ndërsa foli për ekonominë ajo theksoi se ”aktiviteti në zonën euro nuk do të rikthehet në nivelin para pandemisë para të paktën vitit 2022, apo dhe 2023”./atsh























