Raab në karantinë pas kontaktit me një person pozitiv me COVID-19
BKT
   Bota

Raab në karantinë pas kontaktit me një person pozitiv me COVID-19

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab u izolua pasi kishte qenë së fundi në kontakt të ngushtë me një person të testuar pozitiv me COVID-19, sipas Skynews.

Ministri do të duhet të qendrojë në karantinë për një periudhë 14 ditore, konform rregullave të qeverisë dhe Shërbimit Shëndetësor britanik.

Rahab nuk ka shfaqur aktualisht asnjë simptomë dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Është mësuar se personi pozitiv nuk është një ministër tjetër, asnjë një anëtar i qeverisë, as një parlamentar./atsh