OCDE: Premtimet e vendeve të pasura për klimën të pambajtura
BKT
   Bota

OCDE: Premtimet e vendeve të pasura për klimën të pambajtura

Financimi i klimës i dhënë nga vendet e zhvilluara për vendet në zhvillim arriti në 78,9 miliardë dollarë në 2018, theksoi sot OCDE, një shumë larg premtimeve dhe dhe gjithashtu mbivlerësuar kryesisht sipas OJQ Oxfam.

Vendet e Veriut u angazhuan në 2009 për të dhënë 100 miliardë dollarë deri në 2020 asistencë për vendet e Jugut për t’u përshtatur me impaktin e ndryshimit klimatik dhe për të reduktuar emetimet e tyre të gazit me efekt serrë.

Ky premtim ka qenë një temë e përsëritur e zemërimit të vendeve të varfëra, viktimat e para të ndikimeve të ndryshimit të klimës, të cilët denoncojnë mungesën e solidaritetit të vendeve të pasura, kryesisht përgjegjëse për këtë ngrohje.

Sipas raportit të OCDE-së, kjo ndihmë Veri-Jug arriti në 78,9 miliardë në 2018. Një rritje prej 11% krahasuar me 2017 (71,2 miliardë), por shkalla e rritjes është ngadalësuar në krahasim me 2016 -2017 (+ 22%, 58,6 miliardë në 2016)

Më shumë se dy të tretat (70%) e fondeve janë të destinuara për veprime për të ulur emetimet dhe vetëm 21% për adaptim, pjesa tjetër për aktivitete që kombinojnë të dyja.

Përsa i përket shpërndarjes gjeografike, Azia është përfituesi kryesor (43%), përpara Afrikës (25%) dhe Amerikës (17%).

Çdo vit, vlerësimet e OCDE-së kundërshtohen nga OJQ-të duke vënë në dyshim sinqeritetin e disa financimeve të etiketuara “klimë”.

Në tetor, Oxfam vlerësoi financimin e klimës Veri-Jug në një mesatare prej 59,5 miliardë dollarë për 2017 dhe 2018, nga të cilat, me vështirësi, një e treta (midis 19 dhe 22,5 miliardë) do të ishte ndihma reale për klimën./atsh