Ish-shtetet sovjetike më shumë e duan NATO-n sesa CSTO-n
Shumica e shteteve të reja që janë krijuar pas shpërbërjes sëish-Bashkimit Sovjetik, si dhe shtetet që ishin pjesë e Paktit të Varshavës, më me dëshirë do t’i bashkoheshin NATO-s, sesa Organizatës për Siguri Kolektive-CSTO (Collective Security Treaty Organization).
CSTOështë themeluar në vitin 1992 nga Rusia, me qëllim qëta pengojë zgjerimin e NATO-s në shtetet qëjanë krijuar pas shpërbërjes së BRSS (Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike) dhe disa ish-anëtarëtë paktit të Varshavës, shtete të cilat janë në kufi me Rusinë.
Deri me tani Rusia, si bartëse e CSTO-së ka pasur shumë pak sukses. Vetëm gjashtë anëtarë e përbëjnë këtë organizatë: Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani.
Pjesë e CSTO-s ishin edhe Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Uzbekistani, por ishin larguar në vitin 1999. Uzbekistani ishte rianëtarësuarprapë në CSTO në vitin 2006, por në vitin 2012 përfundimisht ishte larguar nga CSTO.
Në anën tjetër, NATO, përveç kujdesit për paqen, ka obligime edhe ndaj vendeve anëtare. Në rast që ndonjëra nga anëtaret e saj sulmohet, bazuar nëNenin 5, çdo shtet i NATO-s është i obliguar që ta mbështesë shtetin anëtar qëështë sulmuar apo është në konflikt me ndonjë shtet tjetër.
Edhe Rusia ka obligime që të mbështes shtetet anëtare të CSTO-s, por rasti i konfliktit të Armenisë me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorni-Karabahut, e tregon më së miri paaftësinë e Rusisë, që të mbështesë shtetet që janë anëtarë të CSTO-s.
Viteve të fundit në Armeni kishte rënie të besimit në Rusinë dhe si pasojë e kësaj kishte edhe protesta kundër bashkëpunimit të Armenisë me Rusinë, duke e cilësuar Rusinë si okupator, duke marrë parasysh se në territorin e Armenisë, rusët kanë bazat ushtarake. Besohet se konflikti i fundit me Azerbajxhanin do të ndikojë që mbështetja për Rusinë të bie edhe më shumë.























