Merkel uron Biden: Së bashku për sfidat e të ardhmes
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar sërish për zgjedhjen e Joe Biden si president të SHBA.
Në një dalje për mediat kancelarja u shpreh se presidenti i zgjedhur e njeh shumë mirë Gjermaninë dhe Evropën duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që në këto momente të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve. Merkel uroi edhe Kamala Harris si zv. presidenten e parë grua që merr këtë detyre.
"Miqësia e dy vendeve tona është sprovuar për dekada dhe shumë njerëz e përjetojnë këtë miqësi gjermano-amerikane. Ky është një thesar i përbashkët. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të bashkojmë gjeneratat e reja të gjermanëve, amerikanëve dhe të evropianëve. Ne jemi aleatë në NATO, ne ndajmë vlerat themelore si dinjiteti, demokracia dhe sundimi i ligjit”, tha Merkel, transmeton euronews.albania.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania si pjesë e Bashkimit Evropian duhet të qëndrojnë së bashku për të trajtuar të sfidat e kohës sonë, trajtimin e pandemisë, luftën kundër ngrohjes globale, luftën kundër terrorizmit dhe ne duhet të qëndrojmë krah për krah për një ekonomi të hapur botërore dhe tregti të lirë, sepse kjo është baza e prosperitet në të dy anët e Atlantikut”, shtoi kancelarja gjermane.























