11:59 / 10.11.2020
Franca ka frikë, 551 vdekje ditore nga COVID-19
Franca është duke regjistruar numër të madh vdekjesh ditore nga COVID-19.
Franca raportoi 551 vdekje të reja nga COVID-19 të hënën në mbrëmje, numri më i lartë i valës së dytë, sipas drejtorit francez të shëndetit publik Jerome Salomon, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.
Ai paralajmëroi se do të vinte më e keqja e kulmit.
Salomon tha se Franca kishte numrin e 4-të më të lartë të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në botë – një shtesë prej 20,155 u raportuan të hënën – por ia atribuoi këtë asaj që ai e quajti testimin “veçanërisht të lartë” në vend.
Franca tani po kryen rreth 2.3 milionë teste në javë.
Zyrtarët raportuan se 4,690 shtretër të kujdesit intensiv tani ishin duke u zënë nga pacientët me COVID-19.























