18:11 / 10.11.2020
Holandë, 48.000 pula do të theren për shkak të gripit të shpezëve
Zyrtarët shëndetësorë holandezë urdhëruan therjen e 48,000 pulave sot pasi u zbulua një epidemi e gripit të shpezëve shumë patogjene në një fermë në provincën veriore të Groningen.
H5N8 u zbulua për herë të parë te zogjtë e egër për t'u përhapur në pulat shtëpiake, raporton Reuters.























