Avari në termocentralin bërthamor të ndërtuar nga Rusia, punoi veç 3 ditë
BKT
   Bota

Avari në termocentralin bërthamor të ndërtuar nga Rusia, punoi veç 3 ditë

Duke e ditur rrezikun që bartin termocentralet bërthamore, e posaçërisht termocentralet që kanë teknologji ruse, kujtojmë këtu Çernobilin, është shumë shqetësuese avaria në termocentralin i cili kishte filluar punën tri ditë më herët. Kujtojmë se termocentrali bërthamorë bjellorus është vetëm 50 kilometra nga kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius.

Termocentrali bërthamorë në Bjellorusi i cili kishte filluar punën para tri ditësh, është detyruar të ndërpres prodhimin e energjisë elektrike pas një shpërthimi në transformatorët e saj.

Termocentrali kishte filluar punën me 7 nëntor dhe përurimin e kishte bërë presidenti i kontestuar bjellorus Aleksandar Llukashenko, i cili me pompozitet kishte deklaruar se Bjellorusia po bëhet fuqi bërthamore.

Duke e ditur rrezikun që bartin termocentralet bërthamore, e posaçërisht termocentralet që kanë teknologji ruse, kujtojmë këtu Çernobilin, është shumë shqetësuese avaria në termocentralin i cili kishte filluar punën tri ditë më herët. Kujtojmë se termocentrali bërthamorë bjellorus është vetëm 50 kilometra nga kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius.

Termocentrali në Bjellorusi ishte ndërtuar nga ndërmarrja shtetërore ruse “ROSATOM”.

Punimet për ndërtimin e termocentralit kishin filluar para dhjetë vitesh dhe kishte kushtuar 10 miliardë dollarë dhe ishte financuar përmes kredisë që Putin ia kishte dhënë Bjellorusisë.

Kredia prej 10 miliardë dollarësh nga shumë ekspert të ekonomisë në Bjellorusi dhe jashtë saj ishte cilësuar si një barrë e rëndë për Bjellorusinë, ndërsa kishte edhe kritikë që shpreheshin që arsyeja që Putin ja kishte dhënë kredinë Llukashenkos kishte si qëllim rritjen e varësisë së Bjellorusisë në raport me Rusinë, varësi e cila edhe ashtu vërehet në furnizimin me energjentë edhe armatime.

Kredia prej 10 miliardë dollarësh nuk është kredia e vetme që Putin ia kishte dhënë Llukashenkos. Pas fillimit të protestave kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale dhe luhatjes së pushtetit të Llukashenkos, Putin i kishte ofruar ndihmë Llukashenkos duke ia dhënë një kredi në vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh, e cila do të shfrytëzohet për blerje të pajisjeve ushtarake dhe financimin e aparatit represiv për të shtypur protestat e opozitës bjelloruse dhe për të kapur mediat e lira.

Mënyra se si Putin iu jap kredi shteteve të cilat i llogaritë si sfera të interesit rus nuk ka të bëjë me ndihmë të sinqertë ekonomike, por me rritje të varësisë ndaj Rusisë. Për këtë qëllim me të drejtë kreditë ruse kanë filluar të quhen “Kredi mafioze” ndërsa Putin si “peshkaqen” i cili si qëllim të vetëm e ka gllabërimin e shteteve dhe liderëve të atyre shteteve.